Vodafone vjedh shtetin! Ja faktet me video. Françesko Kapo bëhu trim e çoji Task Forcen

Herë pas here na mbërrijnë denoncime mbi kompaninë Vodafone, por nuk e kemi parë të arsyeshme ti publikojmë sepse tashmë njerëzit janë lodhur nga fjalët. Dikush duhet të marrë përsipër të faktojë hajdutërinë dhe korrupsionin i cili po i detyron njerëzit të lënë vendin çdo ditë.

Diten e djeshme raportuam (lexo këtu) që Françesko Kapo, drejtori i ri i Hetimit Tatimor ka sjellë Task Forcen nga Tirana për të kontrolluar bizneset. Kapo i cili vjen si emërim nga Antikorrupsioni në Tiranë mburret nëpër mjedise të ndryshme që në Shkoder jam përkohësisht sepse dua të bëj karriere të mirë. Mirë bën drejtori Kapo që ka ambicjen për të bërë karrierë të mirë por fjalët i merr paksa era dhe ne kemi një rast flagrant me video për të raportuar.

Vodafone Sha tek kryqëzimi i degës në Shkodër vjedh shtetin i nderuar drejtor Françesko Kapo. Në bazë të ligjit për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të lëshuar Faturën Tatimore. Ja ku e ke me video që Vodafone nuk lëshon faturë tatimore për 2 raste të njëpasnjëshme, se për rritjen stratosferike të çmimeve nuk jemi shumë të interesuar se punë e tyre.

Edhe ne, edhe ju, i dimë fijet e zeza të Vodafone me disa zyrtarë të korruptuar Z. Kapo dhe arsyet pse kurrë askush nuk ka guxuar t’i kontrollojë. Bëhu trim e çoji Task Forcen Vodafonit Z.Kapo e bëhu ashtu si ke mbiemrin, ose futu në radhë dhe ti si gjithë të tjerët./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej