Vodhën materiale ndërtimi nga kompania ku punonin, arrestohen dy punonjës

Policia në Durrës ka vënë në pranga dy persona me finalizimin e operacionit të koduar policor “Spots”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe pronës. Puna për operacionin ka nisur pas  kallëzimit nga përfaqësuesi i një kompanie, për vjedhjen e materialeve të ndërtimit, nga magazinieri i kompanisë.

Kështu, nga hetimet rezulton se 32-vjeçari O. A. ka shpërdoruar detyrën si magazinier i kompanisë për prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në bashkëpunim me një 62-vjeçar, pronar i një subjekti tregtar që furnizohej me materiale ndërtimi nga kjo kompani, kanë vjedhur disa herë, gjatë muajit nëntor, materiale të ndryshme ndërtimi, nga kompania.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 54 thasë me materiale ndërtimi që dyshohet se janë vjedhur prej tyre. Magazinieri dhe pronari i dyqanit akuzohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej