Vrasësi me pagesë Dorian Keqi refuzon statusin e të penduarit, nuk pranon të flasë para prokurorëve

Pak kohë më parë Keqi, është vizituar në ambientet e burgut nga një prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, duke i kërkuar këtij të fundit të japë deklarime rreth mënyrës së organizimit dhe vrasjes së ish-zyrtarit, Saimir Jaku dhe plagosjen e mikut të tij, Gjergji Prengës.

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe dhënies së emrave të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, prokurorët i kanë ofruar Keqit statusin e bashkëpuntorit dhe garantimin e jetës së tij dhe familjarëve.

Por edhe ndaj kësaj oferte Dorian Keqi nuk është tunduar, duke mos pranuar të flasë asnjë fjalë para hetuesve. Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe s’ka pasur asnjë njohje me viktimën Saimir Jaku.

Keqi ka pohuar se bën një jetë të thjeshtë, si murator dhe punëtor krahu, duke mos u përfshirë në ngjarje kriminale. Por fakti që gjurma e gishtit të tij, është gjendur në ambalazhin e një bidoni me benzinë, të gjetur pranë vendit ku është djegur makina, ngreh dyshime të forta në pjesëmarjen e tij në këtë ngjarje.

Dorjan Keqi aktualisht ndodhet në burg për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Saimir Jakut, “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Gjergj Prenga dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

Keqi në momentin e ndalimit në makinë, ka qënë me Ervin Bamin, nipin e Durim Bamit të Niklës, i skeduar nga policia për disa ngjarje kriminale dhe person që i ka shpëtuar disa atentateve mafioze. Në makinë ka qënë dhe një person i tretë E.Sanaj.

Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, e cila drejtohej nga Dorian Keqi, kur janë ndaluar nga një postobllok policie i ngritur nga Drejtoria e Lezhës. Ata, i kanë thënë punojësve të policisë se ndodheshin në një lokal nate në zonën e Shëngjinit dhe po ktheheshin në shtëpi në zonën e Krujës.

Por për shkak se Dorian Keqi, ka qënë në gjëndje të dehur, ai është shoqëruar në polici dhe është proceduar për “Drejtim të mjetit në gjëndje të dehur”. Keqit i janë fiksuar në një letër të bardhë gjurmët e gishtave të tij.

Këto gjurmë janë çuar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë, ku pas krahasimeve ka rezultuar se ato përputheshin me dy gjurmë të fiksuara në një bidon me benzinë të gjetur jo shumë larg vendit ku është djegur makina, e përdorur nga autorët në vrasjen e ish-drejtorit të OST-së për veriun, Saimir Jaku dhe plagosjen e Gjergj Prengës./OraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej