Vrasja e “Mirit të Xhikes”, si masakra e Kartodromit u kthye në Odise nga një fije floku?

Në një kapuç të zi u gjet një fije floku. Kështu u zbardh masakra e Kartodromit, ku mbeti i vrarë Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”. Gazetarja Anila Hoxha tha se për rastin ishte kërkuar ndihmë nga Italia.

“Ky është rasti kur merr kuptim se hetimet varen nga një fije floku. Ne nuk kemi pasur atëherë departament të ADN. U kërkua bashkëpunim me Italinë, e kjo ishte një nga dosjet që u dërgua disa herë në shkallët e gjyqësorit,”-tha ajo.

Gjykata e Tiranës ka dënuar të arrestuarin e vetëm për vrasjen e Mirit të Xhikes, Lavdrim Tufën.  Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie, por tani ka fituar lirinë. Ai u dënua për bashkëpunim në vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, si dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në lokalin “Kartodrom 2000”.

Në mbrëmjen e datës 29 mars 2003 Fatmir Rama, së bashku me të njohurit e tij Ylli Kelmendi, Nazmi Çela, Kristaq Cami dhe Flamur Rrapaj, kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër. Personat e mësipërm për shkak të njohjeve që kishin me njëri-tjetrin dhe të faktit që po zhvillohej ndeshja e futbollit e përfaqësueseve Shqipëri-Rusi, kanë qëndruar së bashku ditën e ngjarjes.

Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.

Në këtë moment, dëshmitari Ylli Kelmendi ka qenë në këmbë i distancuar nga tavolina, ndërsa Julian Durishti, si punonjës i lokalit, ka qenë në afërsi të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Si rezultat i breshërisë së plumbave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmir Rama dhe Julian Durishti dhe pak çaste më pas edhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj është plagosur dhe ka humbur ndjenjat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej