Vrasja në Elbasan, ja çfarë ndodhi sot në gjyqin e Arbër Paplekaj

Është shtyrë për në datën 9 janar gjyqi ndaj Arbër Paplekajt. Mbrojtja e të pandehurve kërkoi kohë të njihet me provat e prokurorisë. Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Konkretisht, më 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasjeje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani. Ndërkohë mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua Arbër Paplekaj, shoqërues i drejtuesit politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej