Prokuroria e Tiranës ka kërkuuar 35 vite burg për policin Ludjan Zaimi, i cili vrau brenda komisariatit kolegun e tij Çaush Saliasin.
Zaimi akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se efektivi Ludjan Zaimi pas një debat banal qëlloi me të paktën shtatë plumba kolegun e tij Çaush Saliasi në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit në vitin 2022 në kohën kur po ndërroheshin turnet.
Prokuroria e akuzon ish-policin për “vrasje të punonjësit të policisë” ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve.