“Xhongleri” Edi Rama dhe marrëveshjet e fshehta me Sali Berishën dhe Ilir Metën

Thirrjet e Edi Ramës drejtuar SPAK-ut, për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër “non grata”, por mos depozitimi i asnjë kallëzimi penal për të, është demagogji që fsheh të vërtetën, se të dy janë të lidhur fort në interesa e shërbime reciproke qysh prej Dhjetorit ‘90.

E tillë është edhe loja me dy nisma parlamentare, për gjoja shkarkimin e Ilir Metës dhe përbetimin për çuarjen e tij para drejtësisë, si hajdut i pasurive publike, si koka e pastrimit të parave, por lëvizjet rezultuan një aktrim i përbashkët, duke krijuar përshtypje sikur janë “armiq”.

Në fakt, Edi Rama është mik i ngushtë me Sali Berishën e Ilir Metën dhe “hanë në një çanak”, gjë të cilën e ka dëshmuar fakti, se asnjë prej tyre nuk e ka çuar para drejtësisë shoqin, por kanë qeverisur, po sundojnë e po vazhdojnë skenarin për të sunduar bashkë në politikë.

Prandaj Edi Rama, megjithëse ka në dorë “gurin dhe arrën”, nuk po ua mbyll rrugën e mbretërimit në politikë, Sali Berishës si “non grata” nga SHBA e Anglia me akuza për korrupsion e krime; dhe Ilir Metajt, si ish-spiun sigurimi e me dosje aferash korrupsioni dhe vjedhjesh.

P.sh., më 21 tetor 2022, parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e spiunëve, që të jenë drejtues forcash politike e deputetë, por prej 4 muajsh nuk po e zbaton ligjin e miratuar me bujë e tërsëllimë, se gjoja do pastronte politikën nga spiunët.

Me mos zbatimin e ligjit, Edi Rama i ka lënë rrugë të lirë spiunit Ilir Metaj, të jetë i regjistruar në gjykatë e KQZ, si kryetar partie dhe për caktimin kandidatëve për kryetarë e këshilltarë bashkiakë.

Gjykata nuk e  ç’regjistron dhe KQZ e njeh Ilir Metajn si Kryetar Partie, sepse Kuvendi nuk ka nxjerr amendimet përkatëse, për zbatimin e ligjit që ndalon spiunët të jenë drejtues partiakë e përfaqësues politikë, pasi Lindita Nikollën nuk e lejon Edi Rama të veprojë.

Në muajin shtator 2022, Taulant  Balla në prani të kamerave e me krekosje, dorëzoi në komision projekt-ligjin që ndalon personat “non grata” dhe ish-funksionarët komunistë të diktaturës, të jenë drejtues partie politike, deputetë e drejtues pushteti, por megjithëse është miratuar, Edi Rama nuk po e lejon Taulant Ballën, ta paraqesë në Kuvend për votim parlamentar e ta bëjë ligj.

Troç, po i lë rrugë të hapur Sali Berishës të marrë vulën e PD dhe legjitimohet si kryetar i saj, ose nëse humbet vulën, të krijojë partinë “Foltore” apo të veprojë me partinë e spiunit Ilir Metaj.

As në kalendarin e sesionit të ri parlamentar, për 3-mujorin  janar- mars 2023, nuk është futur projekt-ligji për ndalimin e zgjedhjes deputet dhe angazhimi si drejtues partiak, i personave “non grata” e ish- funksionarëve komunistë të periudhës deri në vitin 1991.

Me këtë bllokim zbatimi e miratim ligjesh, Edi Rama nuk po ia mbyll rrugën Sali Berishës e Ilir Metës, por ua ka lënë të lirë të jenë në krye të politikës, duke i mbajtur publikisht e formalisht si gjoja “rivalë e armiq”, ndërsa realisht i ka ortakë në sundimin e vendit./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej