Yuri Kim: Nuk lëkundemi për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim fjalën e saj në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri e nisi me një retrospektivë të njohjes së marrëdhënieve diplomatike.

Sipas saj, pishtari i dritës u ruajt edhe gjatë periudhës së errët të komunizmit.

“Ne duhet ta ndriçojmë rrugën përpara si miq dhe aletë.  E shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjithë që punuan për këto marrëdhënie. SHBA-të kurrë nuk u lëkundun nga besimi për një Shqipëri të pavarur evropiane. Ne do t’ju mbështesim gjithmonë”.

Ajo tha se shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

“ Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuja në NATO. Krenar që jemi partner në Këshillin e Sigurimit dhe sërish krenar që këtë muaj t’u mbështesim edhe në integrimin e BE-së. Nuk jemi lëkundur kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej