Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka pritur sot prokurorët e SPAK në Ryerson House në selinë e ambasadës.
Diplomatja falenderon prokurorët për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit.
“Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit”, u shpreh Kim.
Theksojmë se ky takim i ambasadores Yuri Kim me prokurorët e SPAK vjen një ditë pas zgjedhjeve vendore, të cilat u mbajtë ditën e djeshme në 61 Bashki të vendit.
“Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK në “Ryerson House”. Ne shprehim falënderime dhe jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.
SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm qoftë – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, duke përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si shqiptarët se Shqipëria i përket BE-së.”, ka shkruar Yuri Kim.