Yuri Kim takohet me kreun e OSBE: Shqipëria të mundësojë votën e diasporës, të fuqizojmë SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se Amerika inkurajon Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

Në takimin e zhvilluar me kryediplomatin e OSBE, Del Monaco, ambasadorja foli për rëndësinë e votës së diasporës.

Dy zyrtarët u shprehën të hapur për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.
SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan ambasadorja amerikane Kim.

Ndërkohë përfaqësuesi i OSBE ambasadori Del Monaco tha se  ra dakord me ambasadoren amerikane për të kontribuuar në fuqizimin e SPAK-ut dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. E falënderuam atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me OSBE në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, thuhet në mesazhin e Prezencës së OSBE në Tiranë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej