Zbardhen të tjera fakte/ SHISH verifikoi mbi 21 mijë politikan, zyrtarë të lartë dhe në administratë, 8 iu refuzua qëndrimi në Shqipëri

Janë mbi 21 mijë zyrtarë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të administratës që janë verifikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror brenda vitit 2021, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Në procesin e kontrollit dhe verifikimit të figurës, SHISH është njëri prej autoriteteve verifikuese për parandalimin e aksesit të dëmshëm në informacionin e klasifikuar, luftën ndaj korrupsionit dhe për të parandaluar hyrjen e elementëve për aktivitete inteligjence dhe terroriste.

SHISH vlerëson se dinamika e subjekteve për verifikim ka ardhur në rritje.

“Në total janë bërë 5056 kthime përgjigjesh me praktika shkresore. Janë kryer verifikimet për 21.130 subjekte. Janë realizuar në kohë reale përgjigjet në sistemin elektronik E-viza (në total 5292), nga të cilat 5 përgjigje negative dhe në sistemin elektronik E-Leje qëndrimi (në total 10827), nga të cilat 8 përgjigje negative” thuhet në raportin zyrtar të SHISH publikuar dje.

Gjithashtu ka vijuar bashkëpunimi dhe kontributi konkret në kuadër të verifikimit të figurës për organet e reja të drejtësisë dhe sipas Memorandumit të Bashkëpunimit janë realizuar edhe 59 takime me KPK/OMN

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej