Zbulohet skandali/ Si e bleu Rama përmes inceneratorit ish-deputetin e LSI

Teksa vazhdojnë hetimet e SPAK mbi aferën e inceneratorëve, fakte të reja bëhen publike dita-ditës.

Ish-Ministri Lefter Koka, i cili u la pas hekurave edhe nga Gjykata e Lartë, u ka dhënë shumë material organeve të hetimit për të zbuluar të vërtetën e koncesioneve të 3 inceneratorëve, që sot, asnjëri prej tyre nuk është në punë, nuk djeg mbetje e nuk prodhon energji.

Faktet e zbuluara nga media, opozita dhe SPAK, kanë treguar për pagesa marramendëse që inceneratorët kanë shpenzuar për reklama në media.

Më pas, u zbuluan pagesa për udhëtime, me të cilat mendohet se janë realizuar edhe udhëtime me charter të anëtarëve të Qeverisë.

Por, ashtu siç bleu mediat përmes inceneratorëve, Rama bleu edhe opozitën me paratë e shqiptarëve.

Gledion Rehovica, një tjetër deputet,  i cili ashtu si z. Koka dhe z.Nasip Naço, u largua nga LSI drejt gjirit të PS në mënyrë demonstrative, pak para zgjedhjeve të 2021, ka përfituar shuma të mëdha nga inceneratori i Tiranës.

Si përfitoi para Rehovica nga inceneratorët?

E ndërsa ish-ministrit Koka, inceneratori i Tiranës ja kalonte paratë direkt në llogarinë e kompanive të lidhura me të, deputetit Alqi Bllako i kishte punësuar babain me pagë 10 milion lekë në muaj, Rehovicës i ka kaluar para duke marrë me qira pronën e të atit.

Kontrata e qirasë mban datën 17 shkurt 2020, ndërsa marrëdhënia e qirasë është konsideruar e nisur më 1 Tetor 2019. Kontrata ka patur kohëzgjatje fillestare 1 vit e me të drejtë rinovimi.

“Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër. Jo se PS-ja nuk ka të meta e gabime, por është e vetmja parti me vizion”- deklaronte ne 16 janar 2021 ish-deputeti Rehovica, teksa gëzonte taksat e qytetarëve nga inceneratori.

Në rastin e tij, vizioni i PS dhe Edi Ramës është treguar të ketë qenë tepër fitimprurës.

Inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar ende, edhe pse pagesat e majme i kanë shkuar rregullisht nga Bashkia Tiranë dhe qeveria shqiptare.

Por, në vend të ndërtimit të impjantit të djegies së mbeturinave, i kanë shpenzuar taksat e shqiptarëve për qëllime të tjera.

Pas arrestimit të Lefter Kokës, në 14 dhjetor 2021, një nga denoncueset e fakteve të veçanta nga afera, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, do të deklaronte se “ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas”, duke nënkuptuar përfshirjen e të gjithë politikës shqiptare, qoftë si orkestrues apo përfitues të blerë nga skema korruptive e inceneratorëve./CNA.al/

Image

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej