Zef Hila: Fermerëve po i vidhet nafta

Mbledhja e sotme e deputeteve të PD Shkoder dhe një përfaqësi të agjencisë rajonale të eksatcionit bujqësor është shoqëruar me debate e tone të ashpra. Ishte deputeti Hila që ngriti akuza se fermerëve po u vidhej nafta nga ata që nuk kishin as tokë bujqësore të punuar e madje dhe nga ato që nuk janë pjesë e Bashkisë Shkodër.

“Fermerët e Shkodrës kanë patur ankesa të vazhdueshme sa i përket ndarjes së subvencioneve të naftës. Meqenëse jeni specialist i kësaj fushe dhe prej vitesh punoni këtu, fermerët kanë ankesa. Nuk është zbatuar as udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe as ai i Ministrisë së Financave, por ka shumë fermerë që janë bërë përfitues të subvencioneve, duke mos qenë as banorë të bashkisë Vau i Dejës. Për të njëjtën sipërfaqe toke kanë përfituar subvencion të naftës dy pjestarë të një familje. Do ishte shumë mirë që ajo sasi pjesë e subvencioneve të naftës të shkonte për bujqësinë,” ka thënë deputeti i PD të qarkut Shkodër Hila.

Përfaqësuesi i agjencisë rajonale, në përgjigje të këtyre ankesave u shpreh se kjo agjenci bën kontrollin administrativ vetëm të dokumentacionit: “Ne bëjmë kontrollin administrativ të dokumentacionit jo të terrenit. Këtë e bën AZHBR-ja. Dokumentacioni ka një procedurë shumë të saktë, të qartë që kontrollohet. Nuk ka asnjë hamendësim këtu, asnjë grup armiqësor që po bëhet gabim.” Sipas deputetit Hila këtu ka një grup që po vjedhin naftën e femrerëve. Sipas tij nafta nuk po shkon tek fermeri që po punon tokën, por tek ai që e lë pa punuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej