Zgjedhjet lokale/ Berisha bën thirrjen e fortë për qytetarët dhe paralajmëron Ramën: Ja çfarë na pret nëse nuk votojmë , kryeministri pritet të bëjë tërmet me bandat e tij, por…

Kreu i PD Sali Berisha në një mbledhje ditën e sotme foli mbi zgjedhjet e ardhshme ndërsa tha se kryeministri Rama kishte paralajmëruar se do bënte tërmet, sipas tij me bandat e tij kriminale, ndërsa tha se opozita do përgjigjet duke bërë gjithçka që shqiptarët të votojnë.

“Një njeri që shkatërron sistemet dhe ndërton vetëm atë të korrupsionit, ai me firmën e tij vjedh qindra milionë dhe policët e të tjerët me radhë marrin po ashtu. Ka shkatërruar plotësisht sistemin e drejtësisë, vendi ka një sistem që ju garantoj identik me atë të diktaturës. Atje kishte pushkatime, por sot ka vendime që sistemi i drejtësisë sot nuk dallon me atë të diktaturës. Pra është një situatë katastrofale, një situatë e cila kërkon guxim, kërkon guxim sepse një nga sukseset e tij të para ka qenë mbjellja e frikës në vend me arrestimet që ka kryer. Ai arriti të ngulitë frikën në një sistem persekutimi që ka instaluar. Një nënë e re e kopshtit tha që lërë kopshtin por tani po i përndjekin pse protestojnë dhe tha të vërtetën.

Ky sistem nuk tolerohet më tutje, duhet ta vrasim frikën, frika vritet vetëm më përballje. Ndaj dhe ne duhet të përballemi me këtë sistem, po përgatitemi për zgjedhje. Nuk ka iluzion që ky të bëjë zgjedhje, ky nuk bën zgjedhje, ky e njoftoi që do bëjë tërmet me bandat e tij, por ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë. Nëse ne nuk votojmë do shfarosemi, nuk ka ligj se nuk ka votë, po të ketë votë janë. Jam dakord që çështje themelore është ndërgjegjja sociale, por sëmundje e tmerrshme është konformizmi i intelektualëve. Edhe një herë u bëj thirrje gjithë intelektualëve të vendit të ndjekin këto zhvillime e të mos harrojnë se detyra më themelore e atij që e ndjen veten intelektual është mbrojtja e interesit publik. Si intelektualë ne jemi avokatë të interesit publik, në duhet të bëjmë gjithçka që greva e universiteteve të triumfojë, që studentët tanë të kenë kushte të paktën si moshatarët e tyre në Prishtinë.

Duhet të bëjmë gjithçka që teatri të mos ndërtohet kurrë përveç atij që ishte, shembja e tij ishte poshtërim për shoqërinë, ndërtimi i tij tjetër është poshtërim më fatal. Ne duhet të mbrojmë çdo kauzë, do ketë një program për të cilin po punohet me specialist brenda dhe jashtë vendit për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve me të cilat përballet vendi, por largimi i këtij sistemi është kushti kusht për të shënuar kthesën, nuk ka vend më të pasur në burime natyrore, më shumë ikin shqiptarët se sirianët dhe afganët nga lufta, ndaj dhe e shpallim datën 12 nëntor si fillimin e një beteje të madhe që duhet ta bëjmë në çdo kohë kundër qeverisë. Ka pasur një spostim por kanë qenë disa procese të domosdoshme pasi nuk dorëzohemi për pjesëmarrjen në zgjedhje, kështu e konceptojmë detyrën ne. Ai që do na pengojë ne, Rama, duhet të përgjigjet, këtu vendi që vështirë se ka qenë ndonjëherë më vasal se sot. Vendimet merren në kryeqytete të tjera, diplomatët merren në intervistë nga I dërguari i Erdoganit, një princ tjetër më baule bën të shkelmojë vendi premtimin e Italisë për ekspozitën dhe ia kalon një vendi tjetër. Gjithçka po merr fytyrën dhe karakterin e Ramës, po bëhet personifikim dhe ne bëhemi imazhi i tij pastaj. Ndaj dhe ju ftoj që të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme që ka njohur vendi në datën 12.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej