Zgjidhet zvëvendëskryetarja e re e GJKKO-s, zbardhet kush është EMRI i njohur

Saida Dollani është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Dollani është zgjedhur gjatë mbledhjes së gjytarëve të mbajtur këtë të martë në GJKKO. Ajo zëvendëson në këtë post magjistraten Nerina Kosova, e cila ka pasur dhe kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022.

“Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022.

Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga 19.12.2019 dhe në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej