Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka folur mbrëmjen e sotme për sulmin e bërë ndaj tij në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Ai u shpreh se se është sulmuar nga një automjet pa targa, ndërsa akuzoi kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun se bandat e tij kërcënojnë në rrugët e Lezhës prej dy ditësh.
Kaçaj: Të arrijnë deri aty sa të më ndjekin, më dolën para dhe më drejtuan armë dhe kemi shpëtuar falë Zotit dhe të manovrave të shoferit tim. Falë tij kemi jetën dhe kemi shpëtuar., Zoti na ka dhëë jetën e dytë.
Banda Nredu dhe Rama do të dështojnë dhe fitojja do të jetë 3 me 0 në qarkun e Lezhës. Të qarkullojë makina pa targa, unë nuk kam parë asnjëherë në asnjë vend të botës. Sepse makina ishte pa targa, na kanë ndjekur 3 km. Kjo nuk ka ndodhur as në vendet e Afrikës së Jugut. Në çdo derë ka patur kërcënime nga bandat e Pjerin Ndreut.