“Zoti na krijon mundësinë për të qenë vetvetja”, Monika Kryemadhi ‘thumbon’ me mesazhin e saj: Besimi është i shqiptarëve, as i tullave, as i…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi pas vizitës së saj në Komunitetin Mysliman Shqiptar, uroi shqiptarët që të gjejnë qetësi shpirtërore për të ngritur vlerat e tyre.

“Një nga vlerat më të mëdha që ka populli shqiptar, toleranca fetare. Në këtë ditë të shënuar të besimtarëve myslimanë, dua të uroj popullin shqiptar, që të gjejë qetësinë shpirtërore për të ngritur vlerat. Zoti na krijon mundësinë për të qenë vetëvetja, për të mos pasur frikë nga e keqja.”, tha ajo.

Teksa u pyet në lidhje me mos hapjen e xhamisë së Namazgjasë, Kryemadhi nuk pranoi të jepte një përgjigje direkte, duke shtuar se; “Kam shumë komente, por se mendoj se sot është për të folur për këtë gjë. Besimi është i shqiptarëve, as i tullave, as i gurëve. Nuk e ndërton dot besimin në një godinë, as e merr dhe as nuk e ble dot.”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej