Zyrtari i lartë i SHBA-së mbërrin nesër në Tiranë, Evi Kokalari del me deklaratën e papritur dhe ‘thumbon’ Taulant Ballën: Bëni mirë mos të abuzoni me…

Ish-zv.presidenti i SHBA-ve Mike Pence do të vizitojë ditën e enjte vendin tonë. Lajmi u bë dje i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.  Pence pritet që të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama, dhe pjesëtarë të qeverisë shqiptare.

Mirëpo pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Mike Pence, sikurse Sekretari Pompeo vjen në Tiranë për të mbajtur një fjalim tek  MEK – resistenca Iraniane.

“Ish zv. President Mike Pence, ashtu si dhe Sekretari Pompeo, vjen në Tiranë për të mbajtur një fjalim tek  MEK – resistenca Iraniane.

Vizita e tij nuk është aspak politike dhe as zyra e Taulant Ballës dhe asnjë tjetër nga spektri i politikës Shqiptare nuk ka lidhje me ardhjen e tij.

Bëni mirë mos të abuzoni me këtë vizitë siç bëtë me atë të Mike Pompeon.”, shkruan Kokalari.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej