1020 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër, nuk ka më banesa nën ujë

Situata nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar. Bëhet me dije se nuk ka më prezencë uji në banesa. Ndërkohë, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1020 hektarë, ku ka një rënie me 330 hektarë. Sakaq, rruga e Obotit mbetet një vështirësi sa i përket mjeteve të vogla.

“Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 30.01.2023 paraqitet si me poshte :

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 ka renie me 40 cm me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m ka renie me 25 cm me dieten e djeshme( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha
Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka renie me 55 cm , me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Nuk ka prezence uji ne oborre.
Ne rrugen e Obotit po operojne 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej