108 të arrestuar në Itali! Burri i ish-missit shqiptar në Dubai furnizonte “Ndrangheta”-n

Një operacion i policisë italiane vuri në pranga 108 persona për trafik kokainë, pjesë e rrjetit mafioz “Ndrangheta” në Reggio Calabria. Autoritetet italiane i arrestuan si pjesë e një hetimi me katër drejtime.

Arrestimet u kryen në Itali në lidhje me bastisjet e kryera në Gjermani, Belgjikë, Francë, Portugali, Rumani dhe Spanjë. Në Belgjikë më shumë se 20 bastisje u kryen si pjesë e operacionit.

Të arrestuarit e operacionit “Eureka”  akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafiozë, trafik armësh, trafik ndërkombëtar droge në sasi të mëdha, pastrim parash, e vepra të tjera penale.

Mediat italiane, “ilfattoquotidiano” ka publikuar lidhjet dhe emrat e bosëve që qëndrojnë pas trafikut të tonelatave me kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë.

Në artikull theksohet se një nga furnizuesit me kokainë nga Amerika e Jugut ishte banda e shqiptarit Denis Matoshi (bashkëshorti i ish-missit Suada Sherifi) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.Hetimet për trafikun dhe pastrimin e parave kishin nisur katër vite më parë dhe sot janë finalizuar. Denis Matoshi (Eldi Dizdari) arriti që t’i shpëtonte disa vite më parë ekstradimit nga Dubai për dosjen e kompanisë “Bello”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej