“12 fluturime në javë”- Rama ndan pamjet nga Aeroporti i Kukësit: Pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova

Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë një video me pamje nga Aeroporti i Kukësit, i cili ka rifilluar punën dhe pret turistë nga disa vende të Europës.

“Mirëmëngjes, dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”- shkruan Rama krahas videos, në të cilën thuhet se 12 fluturime në javë kryhen tashmë nga “porta e veriut”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej