2.2 tonë kokainë në Peru, dalin EMRAT: Këta janë dy bosët e mafias shqiptare, do e çonin në Holandë!

Franc Malo dhe Gentjan Meta janë dy shqiptarët e arrestuar në Peru me 2.2 tonë kokainë. Ata u prangosën dy ditë më parë pasi në një kamion të ngarkuar me kavanozë me asparaguj, autoritetet gjetën një sasi gjigande droge e destinuar për tregun europian.

Media peruane “La Industria” nxjerr emrat e dy shqiptarëve dhe thotë se ata janë “përfaqësues të mafias shqiptare” dhe pjesë e kartelit “Los Balcanes”. Malo dhe Meta kanë qëndruar në një hotel luksoz në Peru, në zonën ekskluzive të “El Golf”.

Kjo lagje njihet si një ndër zonat më të urbanizuara në Peru, me hotele e restorante nga më luksozet. Referuar shkrimit në median vendase, thuhet se dy shqiptarët kishin shkuar vetë në Peru për tu kujdesur personalisht për logjistikën dhe dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë.

“E bardha” ishte kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë euro dhe do të kishte si destinacion Holandën. Franc Malo dhe Gentjan Meta identifikohen edhe me numrat e tyre të kartave të identitetit, si dhe me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

“[…] kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, vijon artikulli i medias peruane. “La Industria” nxjerr dhe foton e atyre që i quan “përfaqësues të mafias shqiptare”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej