2 sulme brenda 4 viteve të fundit, pse Irani e sulmon Shqipërinë?

Qeveria shqiptare ditën e sotme ka njoftuar se ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi sipas qeverisë, Teherani zyrtar qëndron pas sulmit kibernetik të ndodhur me 15 korrik ndaj  shërbimeve online në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga vendi ynë.

Por se po e sulmon Irani Shqipërinë?

Vendimin e Shqipërisë për të pranuar edhe rreth 3 mijë iranianë të cilët ndodhen në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rebeluar Teheranin zyrtar.

Irani ka reaguar fort pas vendimit për ardhjen në Shqipëri të një grupi prej 2500 pjesëtarëve të “Frontit të Rezistencës” që është opozita e regjimit të Teheranit.

Pas kësaj zhvendosjeje të opozitës iraninane në vendin tonë, regjimi  i Ali Khameneie ka përqendruar vëmendjen në shtëpinë e tyre të re në Shqipëri.

Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë janë strehuar në të ashtëquajturin qyteti Ashraf 3, në Manëz të Durrësit.

Ky kamp shërben si çati për rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit. Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinët e parë, ndërsa kryeministri Edi Rama ra dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ishin në “Kampin liria”, në Irak.

Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit është themeluar në vitin 1965, duke iu kundërvënë regjimit në vendin e tyre.

Ky grupim dikur ishte listuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata u hoqën nga kjo listë në vitin 2012, me vendim të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muxhahedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste.

Sulmet e parandaluar nga Irani

Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm nga kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua.

Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.

Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë

Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë.

Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare  dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga irani ishte planifikuar një sulm terrorist.

Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej