209 prenotime nga 186 vende në dispozicion në avionin drejt Tiranës, krijohen trazira në aeroportin gjerman

Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, Wizzair.

Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar. Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur.

Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes. Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.

Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin. /DW

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej