Rama dhe Kurti “bëjnë paqe” në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë marrë pjesë sot në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit (BSF 2023).

Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë, është parë teksa bisedon me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryeministrin Edi Ramën.

Në pamjet e publikara nga mediat e Kosovës, Kurti dhe Rama duket se kanë bërë “paqe” dhe janë ulur afër njëri-tjetrit.

Kurti dhe Rama kanë udhëtuar sot për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku nesër do të jenë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Edhe Dimitar Kovačevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut është pjesë e Forumit të Bledit sëbashku me kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe liderë të tjerë të Bashkimit Europian.

Ky takim i liderëve të Ballkanit vjen pas darkës së Athinës të mbajtur nga Kyriakos Mitsotakis, ku mungoi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Vetë Rama në një reagim për mediat javë e kaluar tha se nuk ka asnjë telenovelë mes tij dhe marrëdhënieve me Albin Kurtin.

“Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia, qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran të të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq! Nuk shoh asnjë problem këtu, nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur dyshim se kur njerëzit duhet të takohen, duhet të takohen dhe kur duhen ftuar, duhen ftuar. Të tjerat pastaj janë telenovela mediatike.”, u shpreh kryeministri Rama.

Përplasjet në distancë mes Ramës dhe Kurtit ndodhën pas qëndrimeve të Ramës në veri të Kosovës, e cila bëri të mundur edhe anulimin e një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej