28-vjeçarin s’e mbajnë nervat, qëllon me thikë një fëmijë të mitur në Tiranë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë një person.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet presës, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet presës, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej