28-vjeçarja u kap me drogë, teknika ‘speciale’ e shefes së IT-së tek AKSHI për t’i shpëtuar policisë, dyshimet e rënda nga policia

28-vjeçarja Erisa Fero e cila u kap duke transportuar rreth 58 kilogramë kanabis ditën e djeshme u zbulua nga grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, por jo vetëm, pasi e reja përdorte edhe dokumentin zyrtar të punës ku punonte, si punonjëse e AKSHI.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se dokumentat zyrtare i përdorte për të kaluar kontrollet e policisë dhe lëvizte me makina zyrtare zakonisht. Sipas raportimeve kur e reja ndalohej nga policia, tregonte dokumentin zyrtar dhe kalonte.

Pas indicieve të para policia nisi hetimet dhe 28-vjeçarja ishte në monitorim dhe vëzhgim nga grupi hetimor deri ditën e djeshme ku u kap në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis. Dyshohet se nuk është hera e parë që 28-vjeçarja kryente transportin e lëndës narkotike.

Çfarë funksioni kishte 28-vjeçarja pranë AKSHI-t?

28-vjeçarja kishte një post jo pak të rëndësishëm te AKSHI. Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT.

28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si databazën e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej