Tre shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj e Sherif Kadroviç, u arrestuan në flagrancë, duke marrë çantën me 150 mijë Euro nga Pëllumb Salillari, të cilit i ishin paraqitur si “korrierë” të kryeministrit Edi Rama.
Fakti është ky: Mbrëmjen e 5 janarit 2023, në aplikacionin “Signal” në telefonin e Pëllumb Salillarit, mbërriti një mesazh me emrin “Edi”, i cili e pyeste: “Si je”.
Pasi Salillari iu përgjigj: – “Mirë shef, si jeni?”, mashtruesi me emrin “Edi”, i kërkoi t’i dërgonte 150 mijë Euro me një robin e tij dhe do rregulloheshin, ndërsa Salillari i tha: – “Ok shef”
Duke qenë se kjo ishte e pesta herë që i kërkonin nga 150 mijë Euro dhe kryeministri Edi Rama nuk ia kishte përmendur kur ishin takuar në bankete, Pëllumb Salilari dyshoi dhe njoftoi policinë e bashkëpunoi me të, deri në arrestimin e 3 personave.
Fakti që vetëm me një mesazh telefonik, pas kërkesës së mashtruesit me emrin fals “Edi”, ka dërguar 4 herë mijëra Euro për llogari të kryeministrit Edi Rama, provon se oligarku Pëllumb Salillari i ka dërguar shpesh çanta me Euro Bablokut.
Tre mashtruesit, kanë qenë në dijeni të skemës së dërgimit të çantave me korrier, dhe kanë arritur t’i marrin 4 herë nga 150 mijë Euro Pëlumb Salillarit, duke u hequr si Edi Rama, ndërsa oligarku i bindej me përgjigjen “Ok shef, pa problem”.
Mbështetur në këtë rast konkret, është e detyrim ligjor i SPAK, të fillojë hetimin ndaj Pëllumb Salillari e kryeministrit Edi Rama, për veprën penale të korrupsionit pasiv e aktiv dhe ryshfetit, duke shpërdoruar detyrën me pasojë vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike.
Argumenti që provon lidhjen e Ramës e Salillarit në pzare, është ky: në 9 vite pushtet, i ka dhënë pa garë 130 milionë Euro tenderë, 4.2 milionë m2 (420 hektarë), plazhe, troje, toka, gurore, pyje e objekte shtetërore dhe 11 koncesione HEC-esh e rrugësh.
Ndërsa me faktin, që 4 herë rezulton se është mashtruar nga ata me emrin “Edi” dhe i ka dërguar çanta me nga 150 mijë Euro; provon se Pëllumb Salillari e ka pasur “rregull” dhënien e tyre, duke iu përgjigjur: – “Si urdhëron shef, pa problem”./Pamfleti