40 hajdutët e damkosur të Sali Babës

Prej 1 viti me lëvizjen “Foltore”, por dhe pas 7 korrikut, kur gazetarët i kërkuan të deklaronte sa njerëz kishte në shesh, Sali Berisha u përgjigj, se atë e mbështesin mbi 40 mijë anëtarë të PD.

E vetmja gjë e saktë është kjo: Plaku “non grata”, në lëvizjen anti- SHBA dhe në “revolucionin” për t’u rikthyer në pushtet me dhunë, nuk ka me vete 40 mijë demokratë, por 40 hajdutë të “damkosur” gjatë dy sundimeve të tij.

Mjafton të shohësh emrat në grupin e ri-themelimit, këshillin kombëtar, kryesi, sekretariate e departamente, të cilët, Saliu i përzgjodhi “me kokrra” dhe i shpalli si gjoja të votuar nga anëtarët.

Janë ish- ministra, ish- drejtorë SHIK-u, policie, hipoteke, ALUIZNI, doganash, tatimesh, pronash, kryetarë komunash e bashkie, shumica me rekorde kriminale, por dhe deputetë ish- sekserë vendesh pune, tenderësh, koncesionesh e pazaresh të tjera.

“Figurë e re në PD-në e re”, është vetë Sali Berisha, kryetar partie qysh prej 12 dhjetorit 1990. Ish-president e ish-kryeministër, i shpallur “non grata” familjarisht për korrupsion e vjedhje të pasurive publike, për krime dhe shkatërrim demokracie e pengim drejtësie.

“Figurë e re”, është Flamur Noka, ish-Sekretar Organizativ i PD gjatë kohës që PD ishte në pushtet  bënte biznesi në emër të Zenit e Argitës, me emërime në dogana, tatime, polici, shëndetësi, arsim, ushtri, nëpër bashkitë e PD-së e kudo; sidomos kur Saliu e emëroi Ministër të Brendshëm, që përveçse u pasurua vetë, hapi krejt portat e trafiqeve e kontrabandës.

Në grupin e 40 hajdutëve anti- SHBA që po shkojnë prapa plakut “non grata”, është “monstra” Tritan Shehu, ish-drejtor i firmës “Shqiponja”; kryehajdut i miliona Euro fonde në shëndetësi gjatë viteve 1992-’96 ministër, e gjatë viteve 2005-2013 si Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.

Është Albana Vokshi, ish-eksperte projektesh në Kryeministri nga viti 1995 me PD e deri në vitin 1999 me pushtetin e PS; ndërsa në vitet 2005-2009 ka qenë drejtoreshë e grandeve, kredive, donacioneve e investimeve të huaja në kryeministri. Ka qenë anëtare në 5 borde qeverie, ka marrë koncesione me afat 35 vite  për 6 HEC-e, por dhe koncesione me afat 99 vite për 3 zona nafte e gazi, nëpërmjet burrit trafikant e kontrabandist Arjan Tartari, njëherazi dhe ndërtues kullash me trafikantin Ervin Luan Mata, mik i Edi Ramës.

Është Aldo Bumçi 3 herë ministër; Arben Imami, Ministër i Mbrojtes që bashkë me Saliun e Boden, grabitën, dhuruan e shitën për “5 lekë”, pronat e ushtrisë në qytetet kryesore e në bregdet, mes tyre dhe kompleksin “Partizani”, të cilin e bëri kulla familja “Berisha”.

Prapa Saliut është Genc Pollo, ish-Ministër Inovacion-Telekomunikacioni e Ministër Arsimi, që me miliardat e vjedhura është bërë ortak kryesor në bursa, agjenci depozitash, resorte turistike dhe biznese offshore me qendër në Serbi, Kosovë, Greqi, Maqedoni, Maltë e Qipro.

Në grupin e 40 hajdutëve të Saliut është Jozefina, Kryetare e Kuvendit, së cilës në 8 vite pushtet, i ra emri 5 herë e para në shortin për kthim-kompensimin e pronave, shumica me letra false.

Është dhe Florjon Mima, i cili në 5 muajt prill-gusht 2013 si Ministër Ekonomi- Energjie, firmosi 289 koncesione për HEC-e, 150 koncesione nafte e gazi, 310 leje minerare për nxjerrje kromi, bakri e kuarci si dhe 1500 leje për gurore në zonat e mbrojtura parqe natyrore.

Janë Edmond Spaho, Edi Paloka, Arben Ristani i KQZ, Enno Bozdo i Ministrisë së Ekonomisë; por dhe Belind Këlliçi, i cili vetëm me një pagë 380 Euro në vitet 2009-2015 si inspektor turizmi e nëpunës në Bashkinë-Tiranë, ka siguruar afro 700 mijë Euro pasuri. Pa harruar deputetin Agron Shehaj, njohur si bosi i biznesit mafioz “Call Center”, dhe Agron Kuliçajn, shefin e grupit të eliminimeve fizike; i cili është skeduar në kabllogramet e Ambasadës së SHBA, ndërsa tani është organizator i “revolucionit”, për të bërë në Shqipëri, atë që u bë në Sri Lanka./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej