6 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës, Vatikani nxjerr monedhën e veçantë euro me portretin e saj

Sot shënohen 6 vite nga Shenjtërimit i Nënë Terezës, por edhe 25 vite nga ndarja nga jeta.

Në përkujtim të saj, Vatikani i ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro.

Në foton e mëposhtme shihet e monedha ku para është Nënë Tereza teksa mban në krahë një fëmijë duke e lidhur kështu me imazhin e “nënës”.

Monedha është realizuar nga artistja Orietta Rossi, e cila pasqyron gjithë dashurinë, përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve.

Sot, bëhen gjashtë vite nga 5 shtatori i 2016-ës, kur botës iu shtua një shenjtore… Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti.

5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve. Po ashtu, sot bëhen dhe 25 vite nga vdekja e saj në vitin 1997, në moshën 87 vjeçare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej