60 vjeçari kapet duke lëvizur në makinë me pistoletë të mbushur

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me pistoletë në makinë, me krehrin me 6 fishekë.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Agimi” u lokalizua dhe ndalua automjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas,” njoftoi policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej