A di gjë Edi Rama për “dardhat” e Belindës?

Kur u arrestua ministri Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako për landfillet, dhe u thirr në SPAK ish-ministri Ilir Beqja për koncesionet në shëndetësi, kryeministri Edi Rama, tha: – Nuk di asgjë, por nëse ata e kanë “ngjyer gishtin” pas shpinës time, le të gjejnë avokat.

Më 13 dhjetor 2022, ku u pyet lidhur me akuzat për disa fatura hoteli, që dyshohet se Klodian Zoto i ka paguar ish-ministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Rama, tha përsëri: – Unë nuk di gjë e nuk ka kam lidhje, por nëse ka këputur “dardha” pas shpinës time, ai ka punë me drejtësinë e duhet të gjejë avokat.

Në intervistën e datës 16 shkurt në TV-Klan, kur u pyet lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për ish-ministrin Ahmetaj, kryeministri tha: – Unë nuk di gjë, por atij që i merr koka erë për të plotësuar interesat e tij, le të marrë avokat sepse unë nuk e ndihmoj dot.

Burime nga Byroja Kombëtare e Hetimit, thonë se gjatë hetimit, ka dalë që “trasta me dardha” te landfillet ka mbushur edhe Belinda Balluku: 13 milionë Euro në landfillin e Elbasanit dhe 12 milionë Euro në landfillin e Fierit dhe ia ka paguar Klodian Zotos si shtesë jashtë kontratave.

Nëse SPAK do ta thërrasë Belinda Ballukun për këto 25 milionë Euro vjedhur shtetit e dhuruar Klodian Zotos me letra false; patjetër që kryeministri Rama, do thotë: – Unë nuk di asgjë për “dardhat” që ka këputur Belinda pas shpinës time, prandaj le të gjejë avokat.

Por fakti, që këto 25 milionë Euro, janë zhvatur nga Fondi Rezervë i Shtetit dhe i janë dhënë Klodian Zotos pa vendim qeverie e vetëm me urdhër të Ballukut, patjetër që Edi Rama e di, sepse Fondi Rezervë preket vetëm më urdhër të kryeministrit.

Në rastin konkret, Babloku ia ka kaluar ministreshës Balluku, si gjoja fond për emergjencat në rrugë, në rrjetin e energjisë, në digat e HEC-ve e transporte, por kjo, me dijeninë e kryeministrit ia ka dhënë shtesë Klodian Zotos për landfillet në Elbasan e Fier.

Po kështu, mbi 70 milionë Euro “dardha” ka këputur Belinda Balluku, me shtesa fiktive për rrugën Kardhiq- Delvinë dhe mbi 120 milionë Euro shtesë për Rrugën e Arbrit, të cilat ia ka dhënë Rrokut (Rrok Gjokës).

Mbi 80 milionë Euro “dardha” ka këputur Belinda Balluku, me shtesa fiktive fondi për Unazën e Madhe të Tiranës dhe ua ka dhënë 7 kompanive ndërtuese, ndërsa për rrugën Thumanë- Kashar i shtoi 200 milionë Euro “dardha” njeriut të të gjitha pushteteve, Bashkim Ulaj. Dhe pas gjithë këtyre, Kryeministri tha për ministren e tij: Belinda ka lindur për të mbajtur pesha të rënda…

Por pasi Belinda të thirret në SPAK, qoftë edhe për 1 nga këto 5 “trasta me dardha” që ka këputur në sy të Bablokut; ky, ashtu si për të Lefter Kokën, Bllakon e Ahmetajn, do thotë: – Unë nuk di asgjë, Belinda që i kanë marrë pas shpinës time, le të gjejë avokat”./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej