A do ta fitojë PS-ja Shkodrën me largimin e Agron Çelës? Meta: Berisha i shqepi në 6 mars, do marrin përgjigje dhe në maj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për media në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur nëse opozita rrezikon të humbë bastjonin e Shkodrës, pasi maxhoranca ka bashkuar forcat me Benet Becin dhe deputetin e PL, Agron Çela, Meta u shpreh i sigurt se opozita do të fitojë jo vetëm në Shkodër, por Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

“Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka ikur ku pararisht të  gjithë ishin bashkë. Në  mars Berisha i shqepi fare. Askush nuk na frikson nga fitorja që pritet në Tiranë, Durrës Elbasan dhe anembanë Shqipërisë.

Shkodra…0 bashki dhe 0 mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodrantë. E ka shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Mori përgjigje më 6 mars dhe do marrë përgjigje dhe më 14 maj” tha Meta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej