A po e thyen Shqipëria embargon me Rusinë: një tjetër skandal pas arrestimit të mikut të Ramës

Pak orë pas arrestimit të mikut të Edi Ramës ish-oficer i FBI-së për lidhje me njerëzit e Putinit, një tjetër skandal ka sinjalizuar aleatët perëndimorë të Shqipërisë. Të cilët ruajnë thuajse të gjithë territorin e Adriatikut e Jonit për të ndaluar influencën ruse, që financon luftën në Ukrainë.

Në portin shqiptar është pikasur nga aleatët, një anije që ka ardhur nga brigjet turke të ngarkuar me hekur të prodhimit rus, i cili ndodhet nën embargo nga e gjithë bota perëndimore.

Nga agjencitë ligjzbatuese dhe ato të alertit të kufijve, i është dërguar një letër Kapitenerisë së Përgjithshme të Portit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku bëhet e ditur se “Kemi dyshime të forta se anija M/V Ibrahim Karabekir, e ngarkuar nga Turqia (Porti Bandirma) me 5108 ton hekur Katange me destinacion Shqipërinë(Porto Romano), është produkt me origjinë ruse, pavarësisht se dokuementet përkatëse mund të mos jenë me këtë origjinë”. Kështu theksohet në letër, e cila vijon me konstatimin se porti i Bandirmas në Turqi nuk mbulon prodhuesit e hekurit për ndërtim.

Ndaj letra kërkon që të bëhen verifikime të plota në anije. Thyerja e embargos përveçse është një shkelje e Konventës Europiane e sanksioneve ndaj Rusisë, ndikon edhe në prishjen e tregut shqiptar në mënyrë të pandershme”, thuhet në letër, të cilën e disponon “Pamfleti”

Sipas të dhënave të letrave të dorëzumit të ngarkesës së hekurit, ajo do të duhet të dorëzohej për një kompani që e ka qendrën në Tiranë, përkatësisht tek Myslym Shyri.

 

Bëhet fjalë për kompaninë Allinal Trade SHPK e cila, e ka adresën e regjistrimit pikërisht në rrugën Myslym Shyri në zemër të Tiranës.

Kompania që është marrë me importin është Pelikan Logistik, e cila edhe do të merrej me procedurat e magaziminit dhe dorëzimit.

Anija e ngarguar nga Turqia po rri në Porto Romano prej disa ditësh, e mbi të cilat ka dyshime shumë të forta, madje edhe sinjalizime se ka ngarkuar hekur të prodhimit rus. Në fakt nuk se është hera e parë që ka ndodhur rrëshqitja e mallrave që kanë shkelur embargo, por fakt është se si në Otranto por edhe nga satelitët, NATO ka shtuar shumë vigjilencën. Madje edhe ish-oficeri i FBI-së, i cili mori në Tiranë 225 mijë dollar nga një ish- agjent i shërbimit sekret shqiptar që ishte atashe i shërbimit sekret rus, mësohet se u zbulua nga satelitët e NATO-s. Të cilët lajmëruan Edi Ramën thuajse njëkohësisht se çfarë po ndodh. Siç realisht raportohet edhe për anijen me hekur të dyshuar nga Rusia.

Në fakt Turqia, edhe pse është një anëtare e NATO-s, ka kohë që po përjeton marrëdhënie më të ngushta me Rusinë sesa me Përëndimin. Si në aspektin tregtar, por edhe në atë ushtarak, ku Erdogan bleu sistemin raketor rus S 400. Ndaj edhe alerti perëndimor për portet turke që trajtojnë mallra jashtë logjikës së përditshme është më i vëmendshëm. Gjithsesi pritet të ketë një hetim të qartë e të saktë bazuar në letrat që përmban anija mbi prodhimin e hekurit për ndërtim të ardhur nga porti turk i Bandirma-s./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej