A ti mban dot trarët kurbani i Belindës, o Bablok?!

Trarët e pushtetit nuk i mban kurbani o Bablok. As kurbani i Belindës. Belinda e shumta mund të të bëjë gropën e të të japë një të shtyrë për të rënë brenda. Kaq mund të bëjë ajo. Edhe duke buzëqeshur madje…

Sikur të mos mjaftonte spektakli i shëmtuar i propagandës së kësaj qeverie dhe gara mes konkubinash ministrore, se cila të shfaqet më bukur në kamerat e ERTV, sot ndodhi edhe ajo që nuk ish parë ndonjëherë deri më sot në një ekran qeverie. Mes gëzimit “të papërshkrueshëm” të  Belinda Ballukut e Blendi Gonxhes se Burreli e Mati do të kenë zyrë të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpër pamjet e hedhjes së betonit në themelet e godinës së re të DRSHTRR, dy të mjerë punëtorë, nga halli, shfaqen me një viç të therur në dorë duke e hedhur ne themelet e godinës si kurban.

Qeveria e Kurbanit, bën kurban në një godinë që përbën shërbimin minimal të një shteti, në një zonë jo edhe aq periferike të Shqipërisë. Madje, madje, me siguri autorët presin edhe përgëzime për gjetjen e padëgjuar deri më sot. Nën vështrimin vigjilent ministror dhe syrin e përulur të nëpunësit by*lëpirës, klithmat e fundit të bagëtisë dhe gjaku i saj, mendojnë se do t’u prijë për mbarë punimeve.

Propaganda ka marrë për kot.

Pamjet makabre, të denja për Mesjetën, shfaqen në faqen e kryekonkubinës së Edi Ramës, nën krenarinë paburrërore të Blendi Gonxhes dhe bëjnë xhiron e rrjetit. Duke dashur të imitojnë shefin, si një veprim që do përgëzuar, sipas tyre, si një gjetje unike, në Burrel, në themelet e një godine qeverie u dergjet gjaku i një kurbani.

Me mishin e tij të shkuar ne hell, Belinda Balluku e Blendi Gonxhja me siguri do të kenë ngritur dolli për shëndetin e Bablokut.

Fundja nuk kanë shumë faj. Edi Rama e ka nisur drejtimin e shtetit me një Kurban. Në fillim si libër ku shpërtheu të gjithë fantazinë e tij makabre dhe ëndrrën e shfrenuar të një njeriu të paqëndrueshëm, ndërsa tani në mbyllje, me shumë kurbanë që i ka hedhur në gojën e drejtësisë dhe gjykimit publik si tentativë për të shpëtuar veten.

Kjo është filozofia e kësaj qeverie. Me gjak në themele e koka të prera. Si në Mesjetë.

Çfarë mund të presësh tjetër nga një Kryeministër gjakatar që ka përzënë të madh e të vogël nga vendi i tij?

Ç’mund të presësh tjetër nga ai dhe të vetët që nuk ia kursejnë më as publikut shfaqjet mesjetare me gjak, kurban e skllevër që ulin kokën e binden për bukën e fëmijëve.

A mund të presësh shfaqje tjetër nga zv/kryeministrja e këtij vendi, më e fuqishmja në llojin e vet dhe krejt kabinetin qeveritar, që nuk i bën përshtypje as vjedhja, as krimi, as gjaku, as krimineli. Fundja ajo me një të ngjashëm e ndan jetën, gdhihet e ngryset me një prej emrave më të famshëm të krimit në Shqipëri.

Një Zot e di sa histori me koka të prera dëgjon Belinda Balluku çdo mbrëmje të jetës prej partnerit të saj. Kush e di sa gajaset me grahmat e fundit të një gjallese që jep shpirt. Shfaqja e Burrelit duhet të ketë qenë kulmi i orgazmës për një krijesë si ajo. Sado përshtypje mund ti bëjë publikut të gjerë shfaqja prej Mesjete në themelet e drejtorisë rajonale te DRSHTRR, për Belindën, Bablokun dhe shërbëtorin Blendi, është spektakël i zakonshëm. I veçantë madje.

Në pellgun e gjakut të viktimave të tyre ata besojnë se kjo është mbarësia, shpresa se e ardhmja do të jetë e mirë.

Me këtë rast, një kujtesë e vogël për Belindën dhe autorët e tjerë të spektaklit me kurban të Burrelit: Nuk ka nevojë për kurban as DRSHTRR dhe asnjë investim tjetër i kësaj qeverie. Mjafton të mos vidhni dhe themelet e godinave mbajnë vetë, asfalti i rrugëve rron gjatë, shëndetësia funksionin dhe shqiptarët nuk ikin. Është krejt e thjeshtë. Mos ia vidhni betonin e tullat godinave që ndërtoni dhe ajo bagëtia që ndatë nga tufa do të ishte duke ushqyer disa familje sot.

Trarët e pushtetit nuk i mban kurbani o Bablok. As kurbani i Belindës. Belinda e shumta mund të të bëjë gropën e të të japë një të shtyrë për të rënë brenda. Kaq mund të bëjë ajo. Edhe duke buzëqeshur madje./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej