Afera e vitit/ Shpëtim Shijaku rrëmben vendkomandën qendrore dhe qendrat stërvitore të ushtrisë në Sauk me lejen e Edi Ramës, SPAK bën sehir

Shpëtim Shijaku arrin të ‘fusë në dorë’ 136 mijë metra katrorë prona të ushtrisë në zonën më të lakmueshme të Tiranës me lejen e Edi Ramës, pasuria e shqiptarëve me vlerë miliona euro i falet biznesmenit të dyshimtë për 1 euro.

SPAK vijon të merret me korrupsion policësh Edi Rama vijon grabitjen e pasurive publike në fund të mandatit të tij të dytë, duke përdorur si gjithnjë zëvendëskryeministrin Erion Braçe, i cili pa u menduar gjatë për pasojat ligjore, po ndan me firmën e tij pasuritë e shqiptarëve për rrethin e oligarkëve dhe klientëve të qeverisë.

Teksa SPAK vijon të merret me korrupsion policësh rrugorë dhe pesë mijë lekësha, Edi Rama dhe Braçe i ka dhuruar Shpëtim Shijakut vendkomandën qendrore të ushtrisë në Sauk, qendrat stërvitore të ushtrisë në Sauk, ish-reparte dhe prona të tjera të ushtrisë, të cilat tani e tutje do të përdoret për interesa private të Shijakut. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 136 mijë metra katrorë tokë dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe ndërtimore. Kjo është sipërfaqja më e madhe pronës publike që Edi Rama dhe ushtarët e tij kalojnë në emrin e një klienti të qeverisë. Mekanizmin se si ka arritur Shpëtim Shijaku të marrë pronën e shqiptarëve me miliona euro, për vetëm 1 euro, për ta privatizuar përfundimisht pas disa vitesh, do ta zbulojmë në ditët në vijim.

Kjo dosje tejkalon disa herë dosjen e grabitjes së ish-Klubit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, dosje e cila është denoncuar nga vetë PS disa ditë më parë në SPAK. Në këtë operacion grabitje kanë marrë pjesë një sërë institucionesh si Ministria e Ekonomisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Mbrojtjes, ku janë vënë në rresht për të përgatitur dokumentet.

Angazhimi i disa ministrive dhe i Kryeministrisë për të tjetërsuar qendra stërvitore të ushtrisë dhe ish-reparte ushtarake, në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, konfirmon interesat e fuqishme financiare dhe lidhjet e forta klienteliste të Shijakut. Shpëtim Shijaku ka marrë me 1 euro vendkomandën qendrore të ushtrisë në Sauk, me sipërfaqe 27 000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimorë 864.1 m2, qendrën stërvitore të ushtrisë në Sauk me sipërfaqe 49 900.85 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 545 m2, një tjetër pronë të ushtrisë me sipërfaqe 25 881 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 303 m2, ish-repartin ushtarak nr. 3042 dhe qendrën stërvitore të ushtrisë me sipërfaqe 33 934 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 226 m2.

Me kompanitë e tij në falimentim, Shpëtim Shijaku ka marrë edhe leje për hidrocentrale, duke u kamufluar me kompani të tjetra. Shijaku ka lidhje të forta me persona të skeduar për skema mashtrimi dhe grabitje. Në vijim detaje kompromentuese për grabitësin e pronave publike nga Shpëtim Shijaku, zyrtarët që janë bërë pjesë e skemës dhe planet për pronat e ushtrisë të tjetërsuara./Shkodranews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej