Ajo që i ndodhi Berishës nuk është refuzim, është përbuzje, është poshtërim

Nga Fatos Hoxha*

I mbyturi të mbyt!Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po tregojnë një humbje dërrmuese për Sali Berishën.

Nuk flas për kandidatët e tij, sepse nuk besoj se për ta kishte kush pritshmëri. Flas për rënien pikiatë të pjesëmarrjes në votim, e cila ishte masivisht kundër Berishës dhe Metës.

Aq e madhe sa ishte nuk e quan dot refuzim, është përbuzje, perbuzje historike, është poshtërim.

Refuzimi u ndje në fushatë tek braktisja që demokratët i bënë mitingjeve të Berishës, u ndje tek destabilizimi i tij i turpshëm dhe shpifarak, kur sajonte histori haluçinante me “sherbime sekrete” dhe “përgjime”, apo kur u kërrciste dhëmbët institucioneve, a thua se e merrte kush seriozisht, u ndje kur shpiku skenarë me “manipulim” makinash votimi.

Por përbuzjen historike nuk e parashikonte kush.

Populli është gjyqtar i mahnitshëm. E provon këtë sa herë historia e nxjerr në udhëkryq.

Në këto zgjedhje dilema ishte shumë e fortë, më e forta që mund t’i jepet një populli për zgjedhje: të votbesonte një qeverisje të krimbur, apo të mbështeste një alternativë të konsumuar, një anti-alternarivë.

Një qeverisje e krimbur do të thotë katër vjet të tjera i njejti avaz, një alternativë e konsumuar do të thotë vdekje e opozitës, asgjësim afatgjatë i shpresës, hipotekim i pushtetit për dekada.

Braktisja poshtëruese e Berishës (dhe Metës) është fara që zgjedhësit shqiptarë hodhën për rotacionin e pushtetit.

Mesazhi është i qartë dhe i padiskutueshëm: hiqni qafe Berishën, nëse doni t’ju votëbesojmë!

Jo më kot lajtmotivi i opinionistëve mbrëmë ishte “i mbyturi të mbyt”.

Mesazhi i popullit duhet vënë vath në vesh. Por kjo bëhet nëse demokratët refuzojnë me përbuzje të gjitha thirrjet që vijnë për bashkim.

Thirrjet i bëjnë mercenarët e Berishës. I bëjnë për ta shpëtuar Berishën edhe një herë nga katastrofa pa kthim.

Nëse duam t’i tregojmë popullit shqiptar se kemi nxënë nga mësimi që na dha populli me këtë votim duhet që si demokratë t’i tregojmë vendin Berishës, pa mëdyshje dhe publikisht, aq sa mos ketë më njeri dyshime se PD e përbuz Berishën siç e përbuzin shqiptarët, se modeli i tij politik nuk do zerë më kurrë rrënjë në PD, se antiberishizmi per PD do jetë vlerë po aq e rëndëishme, po aq e vyer sa antienverizmi.

PD duhet të damkosë Berishën si antidemokrat dhe çdo dishepull të tij si te infiltruar.

Ketu fillon mësimi, këtu ndërron faqe historia.

*Ish-deputet i PD

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej