AKSHI: E-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat e llogarive bankare

Pas lajmit që ka qarkulluar në media, për një bashkëpunim mes portalit e-Albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, AKSHI ka reaguar duke hedhur poshtë këto aludime, duke u theksuar se nuk ka asnjë lidhje me të dhënat e llogarive bankare.

Sipas AKSHI-it, procesi që ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

REAGIMI I AKSHI-t

e-Albania, nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare.

Në sqarim të lajmit, publikuar në media për një bashkëpunim mes portalit e-albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, AKSHI, bën me dije dhe garanton qytetarët shqiptarë se ky proces që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare. Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke.

AKSHI sqaron qytetarët se në e-albania është e njëjta mënyrë autentifikimi që përdorin edhe bankat sot e se si në cdo rast tjetër edhe këte herë e- Albania do të shërbejë vetëm si platformë ndërlidhëse e komunikimit digjital mes qytetarëve dhe intitucioneve.

Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë. Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit.

Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online të njëjtat lehtësira që gjejnë për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron sot e-Albania.

Janë 1226 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike, të cilat që nga 1 maj i këtij viti merren tërësisht online, që nga aplikimi deri në marrjen e dokumentit administrativ final me vulë elektronike ose nënshkrim elektronik.

Disa nga këto shërbime referuar dhe bazës ligjore për ofrimin e tyre nga institucioni që i ofron ato kanë pjesë të procesit të marrjes së shërbimit dhe kryerje pagese.

Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore. Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh.

Ky bashkëpunim i AKSHI-t me bankat po hyn në këtë fazë të dytë me qëllim për ta zgjeruar e shtuar edhe më tej numrin e bankave që ofrojnë pagesa online për shërbimet elektronike; për lehtësimin e mëtejshëm të procesit të këtyre pagesave si dhe për të siguruar verifikime edhe më të shpejtë nga c’janë aktualisht, të këtyre pagesave.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej