Aksident i rëndë, 5 të vdekur

Aksident i rëndë në periferi të Romës. Autoritetet raportojnë se pesë djem kanë humbur jetën. Lajmi u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikëses. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Një person i gjashtë që ishte në makinë, një Fiat 500, u dërgua në spital. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej