Aksident i rëndë, motoçikleta përplaset me një zetor, humb jetën një person

Një person është vënë në pranga në Vaun e Dejës pas një aksidenti me vdekje që ndodhi të premten. Bëhet e ditur se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. L., 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

37-vjeçari ndërsa udhëtonte të premten me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, është përplasur me një mjet bujqësor që po drejtohej nga një 38-vjeçar, banues në fshatin Rranxa.

Si pasojë e përplasjes, mjeti bujqësor është përmbysur dhe drejtuesi ka humbur jetën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej