Aksident i rëndë në Tiranë, ka të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të TEG-ut në Tiranë. Një person, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë pasi është përplasur me motor. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

“Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të TEG-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka  ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej