Aksident i trefishtë në Shkodër, dy nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur më herët në rrugën Beltoje në aksin Shkodër-Lezhë.

Dy nga tre makinat e përfshira në aksident janë përplasur kokë më kokë, ndërsa mjeti i tretë duke tentuar të devijojë makinat ka dalë nga rruga.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 persona, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuara dhe drejtimi i mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Beltojë, janë përfshirë në aksident rrugor, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I. Gj. është në gjendje të rëndë, si dhe janë dëmtuar gjithashtu shtetasit D. Gj., 54 vjeçe, O. G., 44 vjeçe dhe A. H., 25 vjeçe, pasagjere në këto automjete.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej