Një aksident masiv ka ndodhur në qytetin kinez të Zhengzhou. Rreth 200 makina u përplasën mbi një urë për shkak të një problemi me shikueshmërinë për shkak të mjegullës. Për shkak të aksidentit 1 person humbi jetën ndërsa pati dhjetëra të lënduar. Automjetet e përplasura shkaktuan një grumbullim gjigant llamarinash.
Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë makina dhe kamionë të shkatërruar njëri mbi tjetrin në urën Zhengxin Huanghe. Shumë prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjetet e tyre. Zjarrfikësit shkuan me vështirësi drejt urës. Për shkak të mjegullës së dendur, dukshmëria u reduktua vetëm në disa metra. Kjo më pas shkaktoi edhe këtë aksident masiv.
At about 7:40 this morning, a multi-vehicle collision occurred on the Zhengxin Yellow River Bridge from north to south due to heavy fog. Currently, the injured have been sent to the hospital, and rescue work is being carried out in an orderly manner.#Zhengzhou pic.twitter.com/Emj0jIQFEs
— Zhengguan (@ZhengguanCN) December 28, 2022