Aksident me pasojë vdekjen, humb jetën fëmija

Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën në një aksident në Kavajë, pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1. “Automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari K.S.,, përplasi 6 vjeçarin (këmbësor)”, thuhet në një njoftim të policisë lokale, që po ashtu konfirmon se i mituri, “për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, mbyllet njoftimi i bluve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej