Aksident në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Grizhdë.

Bëhet me dije se një mjeti tip “Benz” me targë malazeze është përplasur me një makinë të tipit “Golf 5”.

Si pasojë e aksidentit dyshohet të jenë plagosur dy persona të cilët janë nisur për të marrë ndihmë mjekësore me anë të ambulancës që ka mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej