Aksident në Lezhë/ ‘Benz’-i përplaset me murin, plagoset rëndë shoferi, bllokohet qarkullimi

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasditen në aksin rrugor Lezhë-Kallmet.

Një mjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit ndërsa pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.

Sipas raportimeve aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit ndërsa kanë nisur hetimet nga policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej