Aksident në Lezhë, makina përfundon në lokal dhe plagos një person që pinte kafen e mëngjesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në mëngjes në aksin e vjetër rrugor Lezhe-Milot, pranë fshatit Tresh, ku një automjet ka përfunduar në lokal dhe ka plagosur një person.

Automjet Volsvagen ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura duke përfunduar në një lokal.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një shtetas që ishte ulur në lokal dhe po pinte kafen e mëngjesit. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që mund të shkaktonte tragjedi, pasi në lokal ka pasur disa persona.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej