Një aksident ka ndodhur afër xhamisë, përtej urës së vjetër të Bunës në hyrje të Shkodrës.
Si pasojë është plagosur një 7-vjeçar. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa i mituri është dërguar në spitalin rajonal.
Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.