Aksion ‘blic’! FBI arreston zyrtarin e lartë, i bëjnë kontroll të imtësishëm në shtëpi (AKUZA)

Kandidati për guvernator në Michigan, Ryan Kelley, u arrestua të enjten në mëngjes me akuza për përfshirjen e tij në trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021. Kelley u lirua me kusht më vonë të enjten, pasi bëri paraqitjen e tij fillestare në gjykatën federale në Michigan. Ai përshëndeti mbështetësit e tij jashtë gjykatës pas lirimit të tij.

Sipas CNN, zyra e FBI-së në Detroit konfirmoi arrestimin e Kelley dhe tha se shtëpia e tij ishte kontrolluar të enjten në mëngjes.

“Unë mund të konfirmoj se agjentët e FBI-së nga zyra e Grand Rapids ekzekutuan një urdhër arresti dhe kontrolli në rezidencën e zotit Kelley në Allendale, MI. Për momentin, nuk mund të jap asnjë informacion mbi natyrën e akuzave kundër z. Kelley,”- tha Mara Schneider, një punonjëse e FBI-së.

Në vitin 2020, Kelley, një ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, filloi të udhëheqë tubime kundër bllokimeve dhe mandateve të Covid-19 në Michigan. Kandidati për guvernator shtoi se ai “ruajti një statujë të Luftës Civile në qytetin e tij të lindjes, Allendale” gjatë protestave në verën e vitit 2020.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej