Kryetari i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviç është arrestuar gjatë një aksioni policor që u zhvillua sot në disa qytete malazeze.
Arrestimi i tij është kryer nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT), dhe Bozhoviç i janë vënë prangat në shtëpinë e tij në qendër të Budvës.
Gjithashtu shtëpia e tij është kontrolluar nga Policia malazeze. Sipas medieve vendase arrestimet kanë nisur mëngjesin e sotëm në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.